Policia konfiskon mjaltë në vlerë prej mbi 20 mijë eurosh

Policia konfiskon mjaltë në vlerë prej mbi 20 mijë eurosh

NULL NULL
1 month më parë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 2 mijë e 40 kilogramë mjaltë që, sipas tregut, ka vlerën e mbi 20 mijë eurove.

Kjo pas një aksioni të ndërmarrë për parandalimin e një rasti të tentativës së kontrabandimit me mallra.

Me këtë rast, është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (SH.M.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore, përmes rrugëve ilegale.

Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në fshatin Komogllavë, të komunës së Ferizajt.

Gjatë këtij aksioni, është arritur të konfiskohen edhe mallra të tjera, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

“Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren. Si rezultat i kësaj, sot me datë 07.12.2021, rreth orës 18:00, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente, të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (SH.M.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale”.

“Pas tentativës së tij për t’iu shmangur ndalimit policor, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në fshatin Komogllavë – komuna e Ferizajt. Gjatë kontrollit, janë gjetur 2040.00 kg. mjaltë (sipas vlerës së tregut mbi 20.000 Euro), dy (2) aparate të kafes, sipas faturës përcjellëse (271 Euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjera tjera përcjellëse sipas faturave përcjellëse, vlera e tyre e përgjithshme tre mijë e treqind e tridhjetë e tre Euro (3333 euro)”.

“Me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje. Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, pas hetimeve preliminare, malli i konfiskuar do t’u dorëzohet Doganave të Kosovës”.