Policia konfirmon zhdukjen e 15-vjeçares nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia konfirmon zhdukjen e 15-vjeçares nga Prizreni, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

NULL NULL
1 month më parë

Gentiana Mustafa, nga Prizreni është raportuar e zhdukur nga familja e saj.

15 vjeçarja ka dalë nga shtëpia më datë 22 janar në orën 07:00 dhe nga ajo ditë nuk dihet për vendodhjen e saj.

“Është zhdukur vajza Gentijana Mustafa nga Prizreni në moshën 15 vjeç me datën 22.01.2021 është zhdukur dhe nuk kemi pasur as nje lajm. Vajza është përgatitur për në shkollë rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe pastaj nuk është kthyer në shtëpi. Të gjithë ata të cilët kanë njohuri që në cilin vend gjendet ju lutem më informoni në numrin e babit të saj 044316673 ose ne numrin 044191743”.

Rasti për Klan Kosova është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj.

“Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”.

Klan Kosova ka raportuar edhe dje për rastin në fjalë.

Familjarët e shpallin të zhdukur 15 vjeçaren nga Prizreni, policia thotë se s’ka informacione