Policia konfirmon: Vuçiq është larguar nga territori i Kosovës, në Drenicë nuk pati të shtëna - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia konfirmon: Vuçiq është larguar nga territori i Kosovës, në Drenicë nuk pati të shtëna

NULL NULL
09/09/2018

Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim zyrtar rreth mbarëvajtjes lidhur me vizitat e delegacioneve apo personaliteteve ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë edhe vizitën dyditore të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj planifikuese dhe operacionale i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe vendimit të institucioneve shtetërore të RKS-së, në funksion të garantimit të sigurisë për të gjithë, njofton Klan Kosova.

”Në lidhje me vizitën e lejuar të Presidentit serb në vendin tonë, Policia e Kosovës përmes planifikimeve operacionale ka ndërmarr masat e nevojshme policore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe përcjelljes së eskortës dhe ofrimit të sigurisë së delegacionit.

Referuar kësaj vizite, sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës ka pranuar disa informacione për tubime të disa qytetarëve dhe bllokim të rrugës në rajonin e Drenicës, për të protestuar kundër vizitës së presidentit serb në këtë rajon. Policia e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet operacionale për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, përderisa situata ka qenë e qetë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Ndërsa sa i përket disa raportimeve në mediat serbe, ku thuhet se janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë rajon, Policia e Kosovës nuk posedon ndonjë informacion për të shtëna dhe aktualisht nuk mund të konfirmoj lajmin si të tillë, i cili i referohet këtij lokacioni dhe personit të apostrofuar në këto media si të dyshuar. Policia e Kosovës do të punoj me njësitet relevante policore në verifikimin e këtij informacioni.

Referuar situatës dhe vendimit të institucioneve shtetërore të RKS-së lidhur me vizitën e presidentit serb në rajonin e Drenicës, Policia e Kosovës i ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për realizim dhe implementim të këtij vendimi.

Delegacioni me presidentin serb është kthyer nga rajoni i veriut të Mitrovicës drejt pikës kufitare në Jarinje, dhe i njëjti ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës rreth orës 13:50”, shkruan tutje Policia e Kosovës në njoftimin zyrtar, njofton Klan Kosova.