14:46, 27 Maj 2020

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për performancën e paraparë për të enjten pasdite.

Në një përgjigjie për Klan Kosovën, nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, thonë se ky institucion i sigurisë e njeh të drejtën e qytetarëve për fjalën e lirë në tubime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

”Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

Si e tillë kjo performancë sipas autoriteteve të vendit mund të mbahet meqë paraprakisht është njoftuar nga organizatori, njofton Klan Kosova.

”Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor, siç është lajmëruar edhe kjo performancë/tubim”.

Më tej tregohet edhe për masat të cilat ka ndërmarrë Policia e Kosovës, lidhur me performancën e nesërme të paralajmëruar nga Vetëvendosje, në të cilën thuhet se pritet të mblidhen rreth 5.000 persona, njofton Klan Kosova.

”Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe vendimeve të institucioneve kompetente për menaxhimin e situatës në këtë kohë të pandemisë COVID-19, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike,  shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë”.

Vetëvendosje deklarohet për performancën e nesërme në Prishtinë

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë