Policia konfirmon plagosjen e dy zyrtarëve të saj, dy të arrestuar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia konfirmon plagosjen e dy zyrtarëve të saj, dy të arrestuar

NULL NULL
03/07/2022

Policia e ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve të saj në Skenderaj rreth mesnatës.

Në një përgjigje nga Klankosova.tv bëhet e ditur se dy persona janë arrestuar derisa dy të tjerë janë ende në kërkim.

Në përgjigje tutje thuhet se njëri nga policët ka marrë plagë nga arma e zjarrit derisa tjetri ka marrë lëndime nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Klankosova.tv

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante” – njofton policia përcjell Klankosova.tv.