Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia kërkon nivelimin e rrogave

NULL NULL
12.04.2018 11:21

Sindikata e Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria të mbështet dhe aprovon propozimet nga një dokument i përbashkët i menaxhmentit të Policisë dhe sindikatës së saj  në lidhje me nivelimin e pagave.

“Grupi i punës gjatë punës dhe hartimit të këtij dokumenti me sqarimet përcjellëse që përmban dokumenti janë përpjekur që mos të  dëmtohen interesat e punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të jenë të barabartë me dikasteret e tjera të sigurisë në vendin tonë, siç është FSK-ja, jo më shumë, por jo edhe më pak, duke marr parasysh punën dhe përgjegjësitë që ka Policia e Kosovës në  zbatimin e detyrave konform Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit të Policisë dhe ligjeve tjera, për të mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin e vendit, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Kjo sindikatë adreson shqetësimet e  punonjësve të   policisë lidhur me atë se çfarë do të ndodh me pagat e tyre.

“Më 5 shkurt Qeverisë  iu kemi drejtuar me shkresën Nr.01-04/2018 me të cilën për punonjësit e Policisë kemi kërkuar gjetjen e mundësive për zgjidhjen e çështjes më jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës e që është sigurimi alternativ shëndetësor dhe jetësor. Mirëpo, akoma nuk patëm asnjë përgjigje nga qeveria”, thekson sindikata e forcave të rendit, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.