Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arratisurit që dyshohen për vjedhje NULL NULL 08.11.2018 16:20 08.11.2018 16:20 Policia e Kosovës ka ripostuar edhe njëherë komunikatën për tre persona që dyshohet se janë në arrati për disa raste të vjedhjeve dhe grabitjeve. “Referuar nevojës për ndihmë me informata nga publiku, me qëllim të lokalizimit të vendndodhjes së tre personave të dyshuar për raste të grabitjeve të armatosura kërkojmë përkrahjen tuaj me ripostimin e këtij informacioni”, thuhet në një komunikatë për media, njofton Klan Kosova. Kastriot Shala, Ridvan Ademi dhe Leutrim Latifi, siç njofton Policia, konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë