Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e këtij personi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e këtij personi

NULL NULL
31.01.2023 19:29

Policia e Gjakovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij rajoni ka kërkuar ndihmën për gjetjen e të dyshuarit Shqiprim Dedaj.

Dedaj është i rënduar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe për momentin ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.