Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 19 vjeçares të zhdukur në Prizren NULL NULL 11.07.2019 16:38 11.07.2019 16:38 Me datë 18 Maj 2018, në Stacioni Policor në Prizren është inicuar rasti “Person i zhdukur”. Në bazë të deklaratave të familjarëve thuhet se Elma Morina e lindur më 05.07.2000, është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe nga ajo ditë nuk dihet vendndodhja 19 vjeçares. Sipas familjarëve ata kishin komunikuar herë pas here me të nepërmjet rrjeteve sociale, por tash kohëve të fundit nuk kanë komunikim fare, njofton Policia e Kosovës në Prizren përcjellë Klan Kosova. Hetuesit rajonal me qëllim të pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve kanë siguruar nga Prokuroria një urdhëresë me shkrim për të bërë publike fotot dhe identitetin e personit të zhdukur. Policia bën thirrje që edhe informatën më të vogël që mund ta kenë qytetarët ta informojnë stacionin më të afërt policor apo të lajmërohen në numrin 192. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024