Policia kërkon ndihmë për kapjen e një personi: Ai është i armatosur dhe i rrezikshëm

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një personi: Ai është i armatosur dhe i rrezikshëm

NULL NULL
2 months më parë

Policia e Kosovës në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe zbulimin e vendndodhjes së Adil Faik Krasniqit, i cili është i dyshuar për disa vepra penale.

Në njoftim, policia ka thënë se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë, njofton Klan Kosova.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendndodhjen e personit në kërkim policor (StopListë), i dyshuar për disa vepra penale dhe ka fletërreshtim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për vepër penale të “Grabitjes se armatosur”, por që deri më tani i njëjti nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Adil Faik Krasniqi, i lindur me 17.02.1986 , adresa rr,,Murat Xhakaj’’- Kolevicë e Re- Prishtinë”.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.