Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi NULL NULL 23.08.2019 16:37 23.08.2019 16:37 Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për kapjen e personit të dyshuar, Dukagjim Ademaj, i cili është nga Lubova e Istogut, kjo pasi ai ka katër vepra penale. Personi në fjalë ka 2 raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe 2 raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog. Ja kërkesa e plotë nga Policia: Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij. Personi i dyshuar është: • DUKAGJIN (ZEQIR) ADEMAJ i lindur me 03.10.1985 në Lubovë-Istog me banim ne fshatin Lubovë-Istog. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë: • 2- (dy) raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë” • 2- (dy) raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë-dega në Istog. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024