Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia kërkon ndihmë në kapjen e dy personave për vrasjen e rëndë në tentativë në Pejë

NULL NULL
13.07.2024 09:46
Te dyshuarit per vrasjen ne tentative ne Peje
Te dyshuarit per vrasjen ne tentative ne Peje

Policia është duke kërkuar ndihmë për kapjen e dy personave, Adem dhe Besnik Bulliqi, si të dyshuar për “Vrasjen e rëndë në tentative” dje në rrugën “Jeton Dedusha” në Pejë.

Në njoftimin e policisë thuhet se kushdo që ka informacione për të dyshuarit e përmendur si më lartë, duhet të informojë Policinë e Kosovës.

“Tё pandehurit  kërkohen për veprën penale:  ‘Vrasje e rёndё nё tentativё’ e cila ka ndodhur me datё 12.07.2024 rreth orёs 19:20, nё rrugën ‘Jeton Dedushaj’ nё Pejё, tё dyshuarit posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.