Policia kërkon dy pronarë të parave të humbura në Fushë Kosovë NULL NULL 04.06.2020 21:16 04.06.2020 21:16 Policia e Kosovës bënë publike dy raste të gjetjes së parave në Fushë Kosovë. Në njërin rast, parat janë gjetur nga një zyrtar policor dhe në rastin tjetër nga një qytetare, që të dy rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, ku deri më tani nuk është lajmëruar askush si pronar i parave të humbura. Rasti i parë: Më 02.06.2020 rreth orës 20:00 në Fushë Kosovë, nga një zyrtar policor është gjetur një portofol (kuletë) me një shumë të konsiderueshme parash (shumë tre shifrore). Rasti i dytë: Me datë 03.06.2020, rreth orës 20:00 një qytetare i ka dorëzuar një shumë me dhjetra parash njësisë patrulluese në detyrë, e cila ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, afër rreth rrotullimit në qendër të Fushë Kosovës. Nga policia thonë se “Ftojmë pronarët e këtyre të hollave të shkojnë në Stacionin Policor Fushë Kosovë që të kryejnë procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024