Policia jep detaje rreth therjes me thikë të të miturit në Deçan NULL NULL 09.08.2022 09:49 09.08.2022 09:49 Një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër në fshatin Shaptej të Deçanit. Policia bën të ditur se dy të miturit fillimisht ishin rrahur mes vete, përcjell Klankosova.tv. “Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy (2) persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë. Në këtë njoftim thuhet se i dyshuari fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me thikë, përcjell Klankosova.tv. “Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën”, njofton policia. Tutje, në njoftimin e tyre bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim tё panjohur, por më pas është arrestuar. “Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё”, njofton tutje policia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 1 orë më parë