Policia jep detaje për vdekjen nga rryma të punëtorit të KEDS-it NULL NULL 21.07.2021 22:05 21.07.2021 22:05 Një punëtor i KEDS-i e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është i moshës 53 vjeç. Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë pas lëndimeve të marra nga rryma por që nuk kishte arritur t’i bënte ballë lëndimeve. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës. Zahiti tha se trupi i pajetë viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Rreth orës 17:30 të datës 21 korrik 2021, është raportuar se në rrugën “Marie Shllaku” në Skenderaj viktima rreth 53 vjeçar, kishte pësuar lëndime nga rryma elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima ka vdekur.Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimes dërgohet në IML për obduksion”. Për vdekjen e punëtorit të KEDS-it ka njoftuar edhe kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë