Policia jep detaje për vdekjen e 54 vjeçarit në Mitrovicë NULL NULL 16.06.2025 14:18 16.06.2025 14:18 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një burrë rreth moshës 54 vjeçare është gjetur i vdekur. Policia e ka konfirmuar rastin për të cilin ka dhënë edhe detaje. Sipas organeve të rendit, personi në fjalë person i cili jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur. “Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor. Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin më herët gjatë ditës ka raportuar edhe Klankosova.tv./ Klankosova.tv. E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.