Policia jep detaje për sulmin brutal ndaj romit në Prizren: Të dyshuarit ishin me helmeta në kokë NULL NULL 17.06.2025 13:32 17.06.2025 13:32 Një person M.M, 30 vjeçar nga komuniteti rom është sulmuar brutalisht nga dy persona të panjohur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 qershor, afër parkut në Prizren. Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë policia, transmeton Klankosova.tv. Me këtë rast, organet e rendit kërkojnë ndihmë nga ana e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarve. “Sipas ankuesit, rasti ka ndodhur më 09.06.2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, ku i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Sipas deklarimeve të viktimës, të dyshuarit ishin me një motoçikletë dhe të pajisur me helmeta në kokë, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të sigurojnë pamje video të incidentit dhe të personave të dyshuar, dhe janë duke punuar intensivisht në identifikimin e tyre si dhe në sqarimin e motivit të mundshëm të këtij rasti. “Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që posedojnë informacione relevante për këtë rast të kontaktojnë organet e rendit për të ndihmuar në zbardhjen sa më të shpejtë dhe të saktë të tij. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë publike dhe hetimin e rasteve me profesionalizëm dhe transparence”, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani pas takimit me homologun hungarez: Potenciali i bashkëpunimit mes nesh është i madh 2 orë më parë