Policia jep detaje për shpërthimin e një granatë dore në Mitrovicë NULL NULL 10.06.2023 11:00 10.06.2023 11:00 Në Mitrovicë ka ndodhur një shpërthim i një granate dore, e cila sipas njoftimit të policisë, është hedhur nga një person i panjohur. Sipas njoftimit, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera, përcjell Klankosova.tv. “Është raportuar se para derës së një kafiterie ka ndodhur një shpërthim i një granate dore që ishte hedhur nga personi i panjohur. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale ne xhamat e asaj kafiterisë dhe dy lokaleve tjera afariste. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.