Policia jep detaje pas gjetjes së 28 vjeçarit nga Malisheva

Policia jep detaje pas gjetjes së 28 vjeçarit nga Malisheva

NULL NULL
1 javë më parë

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës i cili ishte raportuar i zhdukur dje, është gjendur i gjallë në fshatin e tij.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Gjakovë,  Lumni Graishta.

“Viktima është gjetur në afërsi të fshatit nga familjarët e tij. I është dhënë ndihma në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe pastaj është përcjell për në QKUK”.

“Nuk ka lëndime të dukshme por për shkak të gjendjes së tij emocionale është preferuar nga mjekët që të përcillet për në QKUK”, deklaroi Graishta.

“Policia po vazhdon të kryej veprimet e veta, për procedurat tjera sapo të jetë i gatshëm për deklarim personi në fjalë do të intervistohet”.

Graishta mes tjerash bëri të ditur se dy persona janë ndaluar nga Policia në cilësinë e të dyshuarve.