Policia jep detaje: Katër të arrestuar për plagosjen në Fushë Kosovë NULL NULL 27.05.2021 08:46 27.05.2021 08:46 Katër persona janë arrestuar për plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë ku u plagosën dy vetë. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vëllanë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja. Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova. Ky është momenti kur dorasi që plagosi dy persona në Fushë Kosovë, i vetëdorëzohet policisë (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 18 minuta më parë