Policia izraelite thotë se nuk janë raportuar persona të lënduar nga sulmet në Tel Aviv NULL NULL 13.06.2025 20:46 13.06.2025 20:46 Municionet iraniane ranë mbi një komunitet brenda Tel Avivit, por deri më tani nuk janë raportuar të lënduar, sipas një zëdhënësi të policisë izraelite. “Pak kohë më parë, Policia Izraelite mori raportime për municione të rënë në një nga komunitetet brenda Distriktit të Tel Avivit. Në këtë fazë, nuk janë raportuar të lënduar, por ka pasur dëme materiale”, tha zëdhënësi. “Oficerët e policisë dhe ekspertët e çmontimit të bombave po punojnë aktualisht për të izoluar vendet që mund të ndikohen”, shtoi zëdhënësi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri 19 minuta më parë