Policia italiane arreston dy shqiptarë, iu gjetën heroinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia italiane arreston dy shqiptarë, iu gjetën heroinë

NULL NULL
12/04/2018

Një laborator heroine u zbulua nga policia italiane e Padovës në Itali ku 2 shqiptarë u vunë në pranga.

Emrat e tyre nuk bëhen të ditur, por ata janë të moshave 41 dhe 34-vjeç, me banim në Viçenca, njofton Klan Kosova.

Aksioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës, por hetimet nisën pas lëvizjeve të disa personave të njohur për policinë për precedentë në trafikun e drogës.

Ata çuan në identifikimin e një vile në Rampazo ku u zbulua një apartament brenda së cilit ishte krijuar një rafineri e sofistikuar e heroinës. Sipas lapsi, shqiptarëve iu gjet 30 kg heroinë e ndarë në pako nga 0.5 kilogram e gatshme për tu hedhur në tregjet e Padovës, Viçenës dhe Venecias, njofton Klan Kosova.