Policia i konfiskon mbi 15 kilogramë drogë gjatë një operacioni

Policia i konfiskon mbi 15 kilogramë drogë gjatë një operacioni

NULL NULL
2 months më parë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot i ka konfiskuar rreth 16 kilogramë drogë, në kuadër të operacionit “Bardhoshi”, i cili u zhvillua në magjistralen Prishtinë-Gjilan dhe në Graçanicë.

Në njoftimin e policisë thuhet se në orën 14:50, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Bresalc, ishte ndaluar për kontroll një veturë dhe më pas shoferi i saj kishte ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I njëjti, bashkë me një të dyshuar tjetër, ishte arrestuar nga policia. Në veturën e të dyshuarve kishte mbi 15 kilogramë drogë.

“Me urdhër të autoritetit kompetent është kryer bastisje në banesën e njërit nga të dyshuarit. Dëshmitë/provat relevante si në vijim janë konfiskuar gjatë operacionit policor nga njësia e krim teknikës rajonale Gjilanit,” thuhet në njoftimin e Policisë të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Operacione policore të antidrogës janë zhvilluar edhe në Prizren, Pejë, përderisa në Gjilan, pas hetimeve disa ditore, në koordinim me organet e drejtësisë, gjatë realizimit të një bastisjeje dhe kontrolli të një shtëpie, janë gjetur 33 aparate për prodhimin e kriptovalutave (pajisje elektronike) dhe me rastin është marrë Dogana e Kosovës.