Policia i konfirmon të shtënat me armë zjarri në shtëpinë e Naser Pajazitajt NULL NULL 16.05.2023 19:16 16.05.2023 19:16 Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, ka thënë se është raportuar në polici rasti i të shtënave me armë zjarri afër shtëpisë së Naser Pajazitaj që ishte në burg për shtatë vjet e gjysmë për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Ai për Klankosova.tv ka deklaruar se nga rasti në fjalë nuk ka të lënduar. “Ai ka thirrur dhe ka thënë se pati të shtëna në kulmin e shtëpisë. Të lënduar nga rasti në fjalë nuk ka, të dëmtuara janë dy tjegulla”. “Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e Prokurorisë Themelore në Pejë. Rast është hapur për veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv. Për Klankosova.tv ka folur edhe avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri, i cili tha se nga rasti në fjalë familja Pajazitaj ndjehet e kërcënuar dhe frikësuar. Avokati i Naser Pajazitajt: Dikush ka shtënë me armë afër shtëpisë, familja ndihet e kërcënuar Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months