Lajmet e fundit
Situata pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë nuk është e qetë, pak orë para shpalljes së verdiktit final për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po raporton nga vendi i ngjarjes, ka bërë të ditur se policia holandeze u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur protestuesve të largohen nga hapësira pranë selisë së gjykatës dhe të zhvendosen në parkun e përcaktuar për tubime.
"Policia ka paralajmëruar se, në rast se urdhrat nuk respektohen, mund të përdoret edhe forca", thotë Mujku.
Në Hagë tashmë janë mbledhur qytetarë dhe mbështetës të ish-drejtuesve të UÇK-së, ndërsa pritja vazhdon për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj katër të akuzuarve./Klankosova.tv