Policia heton vdekjen e të burgosurit në spitalin e Pejës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia heton vdekjen e të burgosurit në spitalin e Pejës

NULL NULL
12/01/2020

Në Spitalin Rajonal të Pejës pasditen e së shtunës është dërguar një i burgosur i cili më pas ka vdekur, bën të ditur policia.

Të burgosurin e kishin dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq më pas ai ka vdekur.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore është sjell i burgosuri mashkull K-Shqiptar, i cili më pas ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.