Policia greke shpërndan emigrantët me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome NULL NULL 11/08/2015 11/08/2015 Policia në ishullin grek të Kosit ka goditur emigrantët me shkopinj dhe kanë shpërndarë gaz lotsjellës ku qindra emigrantë ishin mbledh në një stadium të futbollit për të pritur dokumentet e emigracionit. Një reporter i AFP nga vendi i ngjarjes ka thënë që policët kishin tentuar ta parandalojnë një rrëmujë në ikje ku turma u rrezikua të shtypet nëpërmes dyerve të stadiumit. Të paktën një gruas i kishte rënë të fikët nga të nxehtit dhe shumë po fëmijë po qanin ku grupi i madh i njerëzve po shtyhej për hapësirë, vetëm disa ditë pasi vendi i morri në trajtim emigrantët nga Kombet e Bashkuara. Tensionet në ishullin turistik janë të larta me paralajmërimin e kryetarit të martën i cili tha se kriza e refugjatëve mund të përfundojë me “gjakderdhje” , duke pretenduar se ka 7000 emigrantë të bllokuar në Kos, një ishull i banuar prej 30 mijë njerëzve,shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022