Policia gjermane heton helmimin e mundshëm të dy të dëbuarve rusë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia gjermane heton helmimin e mundshëm të dy të dëbuarve rusë

NULL NULL
21.05.2023 16:03
Helmimi

Policia gjermane ka thënë se po heton helmimin e mundshëm të dy të dëbuarve rusë që morën pjesë në një konferencë në Berlin në fund të prillit, organizuar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky.

Policia e Berlinit i tha Reuters se ishte hapur një dosje pasi gazeta gjermane Ëelt am Sonntag, tha se dy gra raportuan simptoma që sugjeronin helmim të mundshëm.

Policia nuk dha detaje të tjera, duke cituar hetimet në vazhdim, shkruan Rreuters, transmeton Klankosova.tv.

Raportet e medias thanë se një nga gratë ishte gazetare dhe simptomat e saj mund të jenë shfaqur përpara konferencës më 29 dhe 30 prill.

Gruaja e dytë ishte Natalia Arno, drejtoreshë e OJQ-së Fondacioni Rusia e Lirë.

Ajo shkroi në faqen e saj në Facebook se gjeti se dera e dhomës së saj të hotelit ishte lënë hapur.

“U zgjova në orën 5 të mëngjesit, duke vuajtur nga dhimbje të forta dhe simptoma të çuditshme”, ishte shprehur ajo.