Policia gjen prova për vrasjen e XXXTentacion NULL NULL 10.08.2018 08:49 10.08.2018 08:49 Kërkimi i një veture “Cadillac” në pronësi të gjyshes së njërit prej të dyshuarve për vrasjen e XXXTentacion ka treguar prova të rëndësishme. Sipas TMZ policia ka gjetur dy maska të zeza të njëjta me ato që vrasësit kishin vendosur natën e sulmit. Gjithashtu në këtë veturë është gjetur një sasi e konsiderueshme e plumbave, të njëjtë me gëzhojat që janë gjetur në vendin e krimit. Katër të dyshuarit për vrasjen e reperit janë të arrestuar dhe po përballen me akuza për vrasje të shkalles së parë dhe bashkëpunim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.