Policia gjen pronarin e "valixhes së dyshimtë"

Policia gjen pronarin e “valixhes së dyshimtë”

NULL NULL
1 muaj më parë

Para pak çastesh ka përfunduar aksioni për hapjen e një valixheje e cila u gjet në Bulevardin “Bill Clinton”.

Kjo valixhe u raportua se është e dyshimtë dhe se në të mund të gjenden ndonjë mjet shpërthyes brenda sa.

Por, pasi policia e hapi, brenda saj nuk u gjenden më shumë se rroba dhe gjëra personale.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, dha detaje për aksionin duke thënë se policia ka arritur ta gjejë pronarin e kësaj “valixheje të dyshimtë”.

“Rreth orës 13:00, ka përfunduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes në rrugën Bill Klinton. Në valixhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë pronarin e valixhes. Rruga Bill Klinton është hapur për qarkullim, ndërkohë që hetuesit policor po merren me rastin”.

Gjendet një valixhe e dyshimtë, bllokohet një pjesë e rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë

Kjo është valixhja e dyshimtë që u gjet sot tek “Bill Clinton”

Hapet valixhja e dyshimtë, kjo është çfarë ka pasur brenda