Policia gjen drogë në dy raste të ndara në Istog NULL NULL 25.06.2025 10:16 25.06.2025 10:16 Në qytetin e Istogut, policia kapi drogë në dy raste të ndara. Në rastin e parë, gjatë kontrollit në një objekt, janë gjetur 17 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 4 gramë. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedural hetimore”, thotë policia në raport. Edhe në rastin e dytë janë kryer kontrolle në një objekt ku është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 3.2 gramë. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, shton më tej policia, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 17 orë më parë