Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione NULL NULL 02.07.2025 17:41 02.07.2025 17:41 Policia e Kosovës ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët që ndjehen se janë mashtruar nga tre të dyshuar se kinse do t’u japin donacione, mund të paraqiten në zyrat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Në njoftimin e lëshuar thuhet se tre të dyshuarit, që u arrestuan më 10 qershor, dyshohet se kanë mashtruar dhjetë gra, ish-pjesëmarrëse në luftërat e Sirisë dhe Irakut, duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare. “Lidhur me Komunikatën e datës 10.06.2025 (shih më poshtë), prokurori i lëndës bazuar në informacionet e siguruar, nën dyshimin se të dyshuarit e përfshirë në atë rast, kanë mashtruar edhe shumë persona të tjerë, ka lëshuar autorizimin ku është kërkuar nga ne që të behet kërkesë publike për qytetaret e vendit të cilët ndihen të mashtruar nga këta persona të paraqiten në polici (zyrat e DHEKEK) për intervistim në cilësinë e palës së dëmtuar”, thuhet në njoftim. Sipas policisë të arrestuarit me inicialet, R.D., V.G. dhe A.H. dyshohet se i kanë bindur të tjerët që të aplikojnë për marrjen e donacioneve në një Institucion mikrofinanciar me seli në Prishtinë duke ju prezantuar se ato do të marrin donacion, por që në realitet kanë nënshkruar kontrata për kredi në vlerë prej 4 mijë e 500 deri në 5 mijë euro. I dyshuari me iniciale (R.D.) ka identifikuar viktimat dhe dërguar ato në institucionin mikrofinanciar për aplikim. I dyshuari me iniciale (V.G.) zyrtar në institucionit mikrofinaciar ka përpiluar dosjen dhe kontratat, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.H.) ka aprovuar kreditë në cilësinë e menaxherit të këtij institucioni. Pas daljes së mjeteve në llogaritë bankare të palëve ankuese, i dyshuari (R.D.) ka shkuar së bashku me palët në banka duke tërhequr mjete më pas të gjithave ju ka dhënë nga 500 euro, ndërsa mjete tjera i ka marrë në emër të pagesave për zyrtarët të cilët i kanë kryer shërbimet. “Palët ankuese e kanë kuptuar mashtrimin në kohen kur institucioni mikrofinaciar ju ka kërkuar atyre fillimin e pagesave të kredisë. Deri më tani janë intervistuar 10/persona palë të dëmtuara, ku vlera e dëmit llogaritet të jetë 45 mijë euro”. “Dy të dyshuarve me iniciale (R.D.) dhe (V.G.) me vendimin e prokurorit të lëndës nga PTH- Prishtinë ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa i dyshuari i tret me iniciale (A.H.) është liruar në procedurë të rregullt. Të gjitha veprimet, përfshirë masat e veçanta të hetimit janë kryer nën mbikëqyrje dhe koordinim të Prokurorit të lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe vendimet tjera do të ndërmerren në bashkërendim të plotë”. /Klankosova.tv Arrestohen tre persona, dyshohet se i mashtruan 10 gra që kishin luftuar në Siri e Irak *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025