Policia flet për arrestimin e serbit për kontrabandimin me migrantë në Vërmicë NULL NULL 16.05.2023 23:41 16.05.2023 23:41 Në pikën kufitare të Vërmicës sot është ndaluar një shtetas serb pasi kishte hyrë me një kamionë në Kosovë, ku brenda kishte katër migrantë. Në Edicionin Special të Klan Kosovës, komandanti i Policisë së Kosovës, Shpend Qevani, ka thënë se migrantët dyshohet të jenë shtetas të Marokut dhe janë dërguar në qendrën për azilantë. Teksa, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe dyshohet për veprën penale ‘kontrabandim me emigrantë’. Qevani ka thënë se ky është rasti i parë i këtij lloji që ndodh në pikën kufitare në Vërmicë.