Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e ndjek një burrë pas ndeshjes Gjermani-Danimarkë, u ngjit në trarët e çatisë

NULL NULL
30.06.2024 09:36
Burri ne stadiumin e Dortmundit
Burri ne stadiumin e Dortmundit

Policia u detyrua të ndërhynte pas fishkëllimës së fundit për fitoren 2-0 të Gjermanisë kundër Danimarkës, kur një burrë i maskuar u ngjit në një tra të stadiumit “BVB Stadion Dortmund”.

Tifozët ishin ende në stadium pas kohës së plotë, kur turma u nda nga rreshtat e policisë që kërkonin të zbrisnin mbështetësin nga trarët e çatisë.

Pamjet e kapura nga Mail Sport treguan njeriun duke ecur përgjatë një trau lart mbi ata poshtë në tribuna, shumë prej të cilëve i bërtisnin të zbriste

Burri – i cili e kishte fytyrën të mbuluar ndërsa bënte ngjitjen – shkoi në cep të çatisë së stadiumit ndërsa policia kërkonte ta kapte atë.

Policia nxori armët teksa e ndoqi burrin, i cili më pasë u dorëzua nën kërcënimin e armës.

Ai u prangos dhe u demaskua nga policia, ndërsa tifozët u evakuuan nga stadiumi menjëherë pas incidentit, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.