Policia e ndalon “papi chulon” e Prishtinës (VIDEO) NULL NULL 30.03.2023 14:52 30.03.2023 14:52 Një video ku shihet një veturë e tipit BMW me ngjyrë të gjelbër ka qarkulluar javë më parë nëpër rrjetet sociale. Dikush u ankua se në rrugën B të Prishtinës, një person po e voziste veturën në fjalë me zë shumë të lartë të muzikës, njofton Klan Kosova. Video në fjalë ngjalli reagime të shumta, pasi që shumë komentues e kritikuan atë për prishje të qetësisë në kryeqytet. Sot e njëjta veturë është ndaluar nga Policia e Kosovës. Nuk dihet arsyeja e ndalimit, vetëm se Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi ku vetura me ngjyrë të gjelbër shihet e ndaluar nga policia. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv