Policia e Mitrovicës mbështet gratë nga komunitetet që duan të jenë pjesë e saj

Policia e Mitrovicës mbështet gratë nga komunitetet që duan të jenë pjesë e saj

NULL NULL
3 weeks më parë

Policia Rajonale në Mitrovicën e Jugut ka realizuar fushatë në përkrahje të vajzave dhe grave të cilat janë kandidate potenciale në policinë e vendit.

Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit për aplikim në polici, gjatë ditëve të fundit në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut po realizohet fushatë vetëdijesuese për vajzat dhe gratë me theks të veçantë ato të komuniteteve.

“Fushata sensibilizuese po realizohet përmes kontakteve, vizitave, takimeve me të interesuarat si potencial për aplikim në konkurset e ardhshme në Policinë e Kosovës. Gjatë këtyre ditëve janë realizuar takime të natyrës sensibilizuese në zonat e banuar me komunitete përfshi komunat Mitrovicë – Jug dhe Vushtrri” thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë prezantim për rëndësinë dhe punën policore me qëllim të inkurajimit të numrit sa më të madh të kandidateve nga radhët e komuniteteve që të shfrytëzojnë mundësitë që të jenë pjesë e konkurseve të ardhshme të policisë.

“Gjatë fushatës, është prezantuar procesi i rekrutimit si dhe pjesëmarrësve u janë shpërndarë broshura me udhëzues rreth mënyrës së aplikimit dhe fazave të testimit”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Policia në Mitrovicë, inkurajon të gjitha vajzat dhe gratë e interesuara me theks të veçantë ato nga komunitetet që të aplikojnë në konkurset e ardhshme për inkuadrim në këtë institucion.