Policia e Kosovës patrullon në Karaçevë (VIDEO) NULL NULL 11.08.2020 21:32 11.08.2020 21:32 Sot në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës kanë dalë në patrullim ekipet e Policisë së Kosovës. Këtë për klankosova.tv e konfirmoi gazetari nga Gjilani, Ilir Emini, i cili u shpreh se këta policë qëndruan aty për më shumë se një orë dhe më pas kanë deklaruar se e presin ndërrimin tjetër. Vendi i patrullimit njihet si “te lisi”, rreth 1-2 kilometra larg kufirit dhe është afër restaurantit ku para pak ditësh u kapën nga kamera e sigurisë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe. Në pamjet e videos së mëposhtme shihet se si bëhet edhe kontrollimi i veturave që kalojnë në këtë anë. Kujtojmë se parakalimi i patrullës serbe aty nxiti frikë tek banorët dhe debat mes partive politike në Kosovë në lidhje me atë se si është lejuar të ndodhte një gjë e tillë. Patrollimi me Policin e Kosovës në Karaçev 🇽🇰🇽🇰💪💪 Publiée par RTV GJILANI PRESS sur Mardi 11 août 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë