Policia e Kosovës pas thirrjes së DASH për kujdes: Po trajtojmë çdo informacion NULL NULL 27/11/2021 27/11/2021 Pas raportimeve se disa institucione të huaja në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin disa zona në vend si shkak i rrezikut të sulmeve potenciale terroriste, Policia e Kosovës ka reaguar duke thënë se janë duke trajtuar çdo informacion në lidhje më këtë “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policorë. Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thuhet në përgjigjen e zyrës së informimit nga Policia e Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes dhe të shmangin disa zona të caktuara për shkak të rreziqeve që mund të paraqiten si shkak i grupeve të mundshme terroriste. DASH apelon tek shtetasit amerikanë që të kenë kujdes nga sulmet e mundshme terroriste në Kosovë
Kosova Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës 55 minuta më parë