Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi

NULL NULL
11.05.2023 14:55

Mbrëmë rreth orës 20:30, policia kufitare e Kosovës e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror në patrullim e sipër, kanë vërejtur një automjet VË Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll.

I dyshuari transportonte ngarkesë me pako të duhanit.

Malli i gjetur u dërgua në terminalin doganor për procedura tjera.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.