Policia e Kosovës nuk i respekton rregullat e UEFA-së (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e Kosovës nuk i respekton rregullat e UEFA-së (VIDEO)

NULL NULL
19/03/2018

Pjesëtarë të Oolicisë së Kosovës, u futën në fushë të shtunën në përballjen Llapi – Trepça ’89 që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Zyra ligjore e federatës së futbollit ka dhënë sqarimin në lidhje me këtë punë, njofton Klan Kosova.

Arianit Ahmeti tha se policia nuk ka të drejtë të futet në fushë sipas rregullave të FIFA-së, UEFA-së dhe ligjeve të federatës së futbollit të Kosovës. Ata mund të intervenojnë vetëm kur këtë gjë ua kërkon delegati i ndeshjes zyrtare.

Ahmeti tha se delegati në takimin Llapi – Trepça ’89 nuk ka kërkuar ndihmë nga policia, ku këta të fundit kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.