Policia e Kosovës merr donacion nga SHBA-ja NULL NULL 28.09.2020 15:37 28.09.2020 15:37 Policia e Kosovës ka pranuar një donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe USDOJ-ICITAP-i. Në donacion përfshihen automjete dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative si kompjuterë, printerë dhe skaner, njofton Klan Kosova. “Ky donacion i automjetit të përdorur dhe pajisjeve të përdorura ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme”, thuhet në njoftimin e PK-së. Kurse, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së,Rashit QALAJ, falënderon Ambasadën e SHBA-ve, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024