Policia e Kosovës konfiskon 31 kilogramë marihuanë NULL NULL 21.08.2019 20:33 21.08.2019 20:33 Policia e Kosovës sot në Gjakovë ka konfiskuar rreth 31 kilogramë të substancës narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar në lidhje me rastin 2 të dyshuar shtetas të Shqipëisë. Nga Policia thonë se këto erdhën pasi kanë pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara. Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës. “Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si në vijim : Katër (4) qese najloni ngjyrë të zezë, në brendësi të tyre të ndara në folie najloni, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë totale rreth 31 kg e 102 gram (Tridhjetë e një kilogram, e njëqindë e dy gram), Dy (2) Vetura, Një (1) dokument, Dy (2) leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave, Tre (3) telefona, Para të gatshme 75 (shtatëdhjetë e pesë) euro dhe 1800 (Njëmijë e tetëqind) lekë të Shqipërisë”, thonë nga Policia. Ndërsa të dyshuarit e arrestuar janë A. M 1979 M Shqipëtar / Shqipërisë dhe A. M 1995 M Shqipëtar / Shqipërisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, po ashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days