Policia e Kosovës falënderohet në Times Square të Nju-Jorkut NULL NULL 25.09.2023 08:56 25.09.2023 08:56 Emblema e Policisë së Kosovës është shfaqur në Qendrën e Universit, në Nju-Jork. Solidarizimi me Policinë e Kosovës vjen pas sulmit nga një grup kriminal në veri të vendit, ku u vra një polic, një u plagos dhe dy të tjerë mbetën të lënduar. Këto billborde janë mundësuar nga platforma e patundshmërive, kompania shqiptaro-amerikane Tafingo. Tafingo njihet edhe për organizimet tjera me karakter patriotik në qytetin e Nju-Jorkut, mes tyre edhe organizimet madhështore për Ditën e Pavarësisë ku e ka mbushur sheshin e këtij qyteti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 18 orë më parë