Policia e Kosovës dhe ajo gjermane me aksion të përbashkët, cak bizneset “Call Center” NULL NULL 26.11.2024 15:48 26.11.2024 15:48 Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar sot një aksion, në koordinim me autoritetet gjermane – nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme që është ushtruar nga një grup i caktuar. Siç merr vesh Sinjali, aksioni është kryer në disa lokacione të ndryshme, te bizneset që funksionojnë si ‘call center’, transmeton Klankosova.tv. Raportohet se ky rast lidhet me një hetim disa mujor që është kryer në bashkëpunim edhe me Policinë gjermane. Bazuar në informacionet e para, bizneset e regjistruara si qendra të thirrjeve është ushtruar veprimtari në kundërshtim me ligjin, me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm. Klankosova.tv ka pyetur në polici lidhur me aksionin në fjalë, por ende s’ka marrë ndonjë përgjigje./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 2 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 4 orë më parë