Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia e kërkon këtë person, ia grabiti qaforen e arit një gruaje

NULL NULL
02.07.2024 17:24
Policia e kërkon këtë person, ia grabiti qaforen e arit një gruaje

Një person është shpallur në kërkim nga policia.

Kjo pasi që ai dyshohet se ia grabiti një gruas një qafore të arit.

Ngjarja kishte ndodhur më 25 qershor mbi urën lindore të Ibrit, në Mitrovicë.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se ankuesja, S.P (1962), ka pësuar lëndime në këmbët e saj, pasi që ishte rrëzuar.

Ai theksoi se deri më tani nuk është arritur që të sigurohet identiteti i të dyshuarit.

“Nga prokuroria kemi siguruar autorizmin që fotoja e personit të dyshuar të shpërndahet për identifikim”, tha Elshani për Klankosova.tv

Policia e shpall në kërkim këtë person

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.