Policia e Indisë nxjerr 106 kapsula nga barku i një gruaje NULL NULL 21.05.2018 08:16 21.05.2018 08:16 Policia indiane ka bërë të ditur se kanë nxjerrë 106 kapsula të kokainës nga barku i një gruaje, e cila dashur që t’i kontrabandonte ato. 25 vjeçarja e cila u arrestua në aeroportin nacional në Delhi, ka kaluar disa javë në spital për t’u mjekuar nga efekti i kokainës. Zyrtarët nga departamenti i narkotikëve kanë thënë se ky është numri më i madh i kapsulave që ndonjëherë kanë nxjerr nga një person, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Ata po ashtu kanë treguar se bëhet fjalë për kokainë të kualitetit të lartë nga Kolumbia, për dallim nga rastet e ngjashme ku përdoret drogë e dobët apo e lirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.