Policia e gjobit me 150 euro, shoferin që i tejkaloi në vijë të plotë dy vetura NULL NULL 6 months më parë 6 months më parë Policia e Kosovës e ka gjobitur me 150 euro një vozitës, pasi e me veturën e tij i tejkaloi në vijë të plotë dy mjete të tjera. Në njoftimin e policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dollc, më saktësisht në rrugën Pejë-Prishtinë. “Në bazë të fotos të publikuar, kundërvajtësi me datë 17.12.2021, rreth orës 13:50, në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Dollc, gjatë vozitjes së veturës ka bërë tejkalimin e dy veturave ne vijë të plotë”. “Kundërvajtësi është identifikuar nga Policia dhe i njëjti pranon kundërvajtjen e bërë. Nga njësiti i NJRKRR-së iu është shqiptuar flet gjoba të cilën e keni të bashkangjitur gjithashtu edhe foton”, thuhet në njoftim.
Kosova Kryeziu-Hyseni: Kriza në vend është duke u menaxhuar shumë mirë nga qeveria (VIDEO) 30.06.2022 18: 13
Lajme Biden thotë se ShBA-ja dhe NATO do ta mbështesin Ukrainën për aq sa ka nevojë 30.06.2022 18: 13