Policia e Dogana zotohen për luftimin e ekonomisë joformale NULL NULL 12.07.2018 14:10 12.07.2018 14:10 Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha me bashkëpunëtorë, priti në takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës, Bahri Berisha. Gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët për dy agjencitë, me theks në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, luftimin e ekonomisë joformale, luftimin e kontrabandës si dhe bashkërendimin e aktiviteteve në pikat doganore. Qëllimi i avancimit të bashkërendimit të aktiviteteve në pikat doganore, është që të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit dhe lëvizjes së bashkatdhetarëve që vijnë në pushime në vendin tonë gjatë sezonit veror. Rexha falënderoi Berishën, duke vlerësuar se vizitat ndërinstitucionale do të shërbejnë për të forcuar bashkëpunimin reciprok në të mirë të qytetarëve. Të dy drejtuesit e agjencive u zotuan për vazhdimin dhe ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit të ndërsjellët edhe në të ardhmen, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë