15:02, 15 Mars 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Rashit Qalaj ka pritur në takim zyrtar Fatmir Matoshin, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njofton zyra për informim e PK-së.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë drejt ndërmarrjes së veprimeve konkrete në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimit të rasteve të ndotjes, pasi mbrojtja e mjedisit përbën një kusht themelor të zhvillimit të shoqërisë./klankosova.tv/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë