Policia bllokon anijen ruse me mbi 22 mijë litra naftë në Portin e Durrësit (FOTO) NULL NULL 20.02.2023 11:04 20.02.2023 11:04 Një anije ruse është bllokuar në Portin e Durrësit nga policia. Dyshohet se ajo barte me vete një ngarkesë prej 22 mijë e 500 litrash naftë. Njoftimi u bë nga ana e Policisë së Shtetit. “Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila: Presioni ndërkombëtar më i madh në Kosovë sesa në Serbi, sepse po reziston vetëm qeveria 2 months